Rreze Residence shtrihet në njësipërfaqe prej 5,400 m², e pozicionuar në një zonë me gjelbërim të dendur dhe ndërtime të kufizuara ekzistuese, duke siguruar një ambient të qetë dhe ekskluziv.
Prona ndodhet në perëndim të Kalasë së Petrelës, një zonë me vlerë historike dhe natyrore, dhe përfitohet nga një akses i drejtpërdrejtë në rrugën kryesore në lindje, që garanton lidhje të shpejtë dhe efikase me infrastrukturën urbane.
Rreze Residence paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për investitorët dhe zhvilluesit që synojnë të krijojnë projekte rezidenciale me cilësi të lartë, në një prej zonave më të kërkuara dhe me potencial të madh zhvillimi.
Një nga karakteristikat kryesore të pronës është gjelbërimi i bollshëm që e rrethon në tri drejtimet kryesore: veri, jug dhe lindje, duke krijuar një mjedis natyror të qëndrueshëm dhe të harmonishëm, i përshtatshëm për zhvillime rezidenciale me standarde të larta.
0
Vila Ekskluzive
0+
m2
Arkitekturë moderne, në harmoni me natyrën!
Objektet e reja të propozuara janë projektuar në përputhje të plotë me rregulloren urbanistike dhe funksionet e përcaktuara për këtë zonë.
Sipas përcaktimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), lartësia maksimale e lejuar për ndërtimet në këtë njësi është deri në 2 kate.
Ndërtesat janë parashikuar të zhvillohen në 1 deri në 2 kate, me një lartësi maksimale prej 7.5 metrash, duke u vendosur në mënyrë të kujdesshme dhe të harmonizuar me karakteristikat e terrenit ekzistues.
Forma e objekteve të propozuara është kryesisht L-je ose katrore, të orientuara në përputhje me izoipseve të terrenit dhe pamjet panoramike që ofron zona.
Secili objekt aksesohet përmes një rrugë kryesore me seksion prej 3.5 metrash dhe trotuar 1 metër të gjerë, me një pjerrësi maksimale prej 20%, që respekton natyrën e terrenit duke minimizuar nevojën për gërmime dhe mbushje.
Objektet ndahen në dy tipologji: Tipologjia A dhe Tipologjia B
Në Tipologjinë A, kati përdhe ka sipërfaqe më të madhe, për shkak të ndryshimit të niveleve të brendshme që lidhën me shkallët.
Në këtë kat zhvillohen zona e ditës dhe studioja, ndërsa kati -1 është i ndarë midis zonës së natës, parkimit dhe zonës së shërbimit.
Në Tipologjinë B, organizimi bëhet në dy kate: kati përdhe i dedikohet zonës së ditës, ndërsa kati i dytë përfshin zonën e natës. Kati -1 është i ndarë midis zonës së studios dhe asaj të parkimit dhe shërbimeve.
Të gjitha katet -1 aksesohen direkt nga rruga, duke shfrytëzuar disnivelin natyror të terrenit pa pasur nevojë për krijimin e rampave.