0 +

m2

0

Vila Ekskluzive

Rreze Rezidence paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për investitorët dhe zhvilluesit që synojnë të krijojnë projekte rezidenciale me cilësi të lartë, në një prej zonave më të kërkuara dhe me potencial të madh zhvillimi.

Oazi juaj i qetësisë, mes gjelbërimit natyror

Rreze Rezidence shtrihet në njësipërfaqe prej 6,000 m², e pozicionuar në një zonë me gjelbërim të dendur dhe ndërtime të kufizuara ekzistuese, duke siguruar një ambient të qetë dhe ekskluziv.

Prona ndodhet në perëndim të Kalasë së Petrelës, një zonë me vlerë historike dhe natyrore, dhe përfitohet nga një akses i drejtpërdrejtë në rrugën kryesore në lindje, që garanton lidhje të shpejtë dhe efikase me infrastrukturën urbane.

Një nga karakteristikat kryesore të pronës është gjelbërimi i bollshëm që e rrethon në tri drejtimet kryesore: veri, jug dhe lindje, duke krijuar një mjedis natyror të qëndrueshëm dhe të harmonishëm, i përshtatshëm për zhvillime rezidenciale me standarde të larta.

C'fare do të gjeni tek Rreze Rezidence?

Arkitekturë moderne, në harmoni me natyrën

Tipologjia A

Objektet ndahen në dy tipologji: Tipologjia A dhe Tipologjia B

Në Tipologjinë A, kati përdhe ka sipërfaqe më të madhe, për shkak të ndryshimit të niveleve të brendshme që lidhën me shkallët.

Në këtë kat zhvillohen zona e ditës dhe studioja, ndërsa kati -1 është i ndarë midis zonës së natës, parkimit dhe zonës së shërbimit.

Tipologjia B

Në Tipologjinë B, organizimi bëhet në dy kate: kati përdhe i dedikohet zonës së ditës, ndërsa kati i dytë përfshin zonën e natës. Kati -1 është i ndarë midis zonës së studios dhe asaj të parkimit dhe shërbimeve.

Të gjitha katet -1 aksesohen direkt nga rruga, duke shfrytëzuar disnivelin natyror të terrenit pa pasur nevojë për krijimin e rampave.

Na Kontaktoni për bashkëpunim